Rinia dhe Angazhimi Qytetar: Një projekt shumë-rajonal
- Abby Fowler
- Feb 26
- 5 min read

Nga 13 deri më 18 prill të kaluar, ne pritëm një delegacion shumë-rajonal të IVLP-së (International Visitor Leadership Program) për një program të titulluar "Rinia dhe Angazhimi Qytetar". Anëtarët e këtij delegacioni kishin një sërë profesionesh dhe përfaqësonin Shqipërinë, Bahreinin, Ekuadorin, Italinë, Libanin, Nepalin, Poloninë dhe Vietnamin. Koha e tyre në Iowa synonte të eksploronte strategjitë e udhëheqjes, komunikimit dhe avokimit për të lehtësuar fuqizimin social dhe drejtësinë.

Ata mbërritën në aeroportin e Iowa-s Lindore të martën pasdite dhe u përshëndetën nga vullnetarët Eddy Djagou dhe John Menninger. Pasi mbërritën në hotelin e tyre në Iowa City, pjesa tjetër e pasdites dhe e mbrëmjes së tyre ishte falas për të eksploruar qytetin. Iowa Lindore po përjetonte mot veçanërisht të mirë në këtë kohë, duke u dhënë atyre një mundësi të shkëlqyer për të ecur përreth dhe për të parë studentët dhe banorët lokalë.
Mëngjesin tjetër, Drejtoresha Ekzekutive Amy Alice Chastain dhe Koordinatorja e Programit Bailey Shafer hëngrën mëngjes me delegacionin në hotelin e tyre përpara se të hipnin në autobus për takimin e tyre të parë. Ken & Gayle Royar u takuan me ta në Cedar Rapids në United Way e Iowa-s Qendrore Lindore. Atje, Karey Chase, Zëvendëspresidentja e Ndikimit në Komunitet, diskutoi se si United Way bashkëpunon me donatorët, organizatat jofitimprurëse, politikëbërësit publikë, udhëheqësit e komunitetit dhe bizneset e zonës për të adresuar sfidat me të cilat përballet komuniteti.

Më pas, ata hipën përsëri në autobusin e tyre dhe u nisën për në Marion për t'u takuar me kryebashkiakun Nicolas AbouAssaly dhe anëtarët e Këshillit Rinor të Kryetarit të Bashkisë Marion. Ky program u ofron nxënësve të shkollave të mesme në komunitet mundësinë për t'u angazhuar në takime mujore me kryetarin e bashkisë për të diskutuar projektet e vazhdueshme të komunitetit, punë të ndryshme në komunitet dhe se si vendimmarrja aktuale do të ndikojë në qytet në afat të gjatë. Ata hëngrën drekë së bashku përpara se delegacioni të kthehej në Iowa City në orët e para të pasdites.
Pas një pushimi të shkurtër, ata shkuan në takimin e tyre të radhës me Qeverinë Studentore universitare të Universitetit të Iowa-s. Të shoqëruar nga Koordinatorja e Komunikimit Abby Fowler dhe praktikanti i mediave sociale dhe tregimit Jaclin Thompson, ata takuan Presidentin Patrick Johnson, Zëvendëspresidenten Vera Barkosky dhe Drejtoreshën e Kabinetit Airiana Mohr në Unionin Përkujtimor të Iowa-s (Iowa Memorial Union). Ata diskutuan mbi funksionimin e Qeverisë Studentore Universitare dhe delegacioni pati shumë pyetje në lidhje me procesin e tyre zgjedhor dhe operacionet.

Përfundimi i këtij takimi përkoi në mënyrë perfekte me Festën e Basketbollit të Grave në Iowa, një ngjarje e madhe që feston sezonin e suksesshëm të ekipit me fjalime nga lojtarët dhe trajnerët. Jaclin i shoqëroi ata në festë dhe, si një ish-nxitëse e tifozëve të Iowa-s, u rezervoi një trajtim VIP duke i prezantuar me ekipin e Spirit Squad. Delegacioni mezi priste të përjetonte festimet e kampusit dhe u argëtua shumë.
Në mëngjesin e së shtunës, më 15 prill, delegacioni vizitoi Fshatin Historik Kalona si një aktivitet kulturor. Turneu i tyre përfshiu vizita në fermën Amish Dairy Goat dhe Kalona Buggy Shop, të shoqëruar nga anëtari i Bordit, Newman Abuissa.

Pasditja e tyre u përfshi nga Journey the World, një ngjarje për skautet vajza të të gjitha moshave, familjet e tyre, miqtë dhe anëtarët e komuniteteve përreth. Vizitorët, së bashku me Maria Õunap nga Estonia, ndanë kohën e tyre në kabinën e Global Ties Iowa, duke u lidhur me të rinjtë vendas dhe duke iu përgjigjur pyetjeve rreth kulturës dhe jetës në vendet e tyre të origjinës. Ata u angazhuan me më shumë se 150 vajza dhe familjet e tyre, duke përdorur një glob për të treguar vendet nga vinin dhe për të ilustruar sa larg kishin udhëtuar për të mbërritur në lindje të Iowa-s.
Dita e nesërme ishte e mbushur me më shumë ekskursione kulturore. Në mëngjes, ata vizituan Kolonitë e Amana-s dhe u shoqëruan nga anëtarja e Bordit, Katie Ron, dhe babai i saj, një banor i përjetshëm i Amana-s, që shërbeu si udhërrëfyes. Ata patën gjithashtu kohë të lirë për të eksploruar dhe për të ngrënë drekë. Pasdite, ata vizituan Muzeun e Artit Cedar Rapids për një turne të vetëdrejtuar, të shoqëruar nga Ken dhe Gayle Royar.
“[Më] pëlqeu shumë të njihja komunitete dhe kultura të reja në SHBA, si Amish dhe Menonitët,” tha Edward Bitar nga Libani, një prej pjesëmarrësve dhe bashkëthemelues i organizatës rinore Live Love Lebanon. “Njerëzit ishin shumë të hapur për të ndarë traditat dhe historitë e tyre me ne.”
Më pas, delegacioni u nda për të marrë pjesë në darkat e Iowa Table Dinners. Gjysma e grupit u mikprit nga Alissa Meggitt, ndërsa gjysma tjetër nga Ashley dhe Matt Lau.
“[Ishte] një përvojë shumë e mrekullueshme me familjen amerikane. Ne [diskutuam] kulturën dhe sistemin tuaj arsimor me vajzat [tuaj] bukuroshe. Falenderim i madh për familjen Ashley dhe Matt [Laux] për mikpritjen e mahnitshme,” tha pjesëmarrësi Hem Prasad Poudel nga Nepali. Hem është Koordinatori i Programit të American Corner (AC) Ilam.

E hëna, 17 prill, ishte dita e fundit e programit të tyre. Ata e nisën me një takim me Jacobson Institute for Youth në Bibliotekën Publike të Iowa City-t, të shoqëruar nga Bailey Shafer. Drejtoresha Dawn Bowlus shpjegoi sesi programi ka ndihmuar në zhvillimin e iniciativave të sipërmarrjes për të rinjtë në Universitetin e Iowa-s dhe sesi po u mësojnë brezave të rinj mendësinë sipërmarrëse.
Aktiviteti i tyre i fundit ishte vullnetarizmi me Table to Table, një organizatë që shpëton ushqimin e ngrënshëm nga shpërdorimi dhe e shpërndan atë për ata që kanë nevojë. Të shoqëruar nga vullnetari Steve Merkel-Hess, delegacioni ndihmoi në organizimin dhe ngarkimin e ushqimeve në kamion.
Ata u nisën të nesërmen në mëngjes për në San Diego, Kaliforni.

Faleminderit Eddy Djagou, John Menninger, Newman Abuissa, Ken dhe Gayle Royar, Katie Ron dhe babai i saj, Abby Fowler, Jaclin Thompson, Ashley dhe Matt Laux, Alissa Meggitt, Bailey Shafer, Maria ometunap dhe Steve Merkel-Hess për vullnetarizmin me këtë grup. Shumë nga vizitorët tanë u shprehën se Iowa ishte pjesa e tyre e preferuar e programit, falë mikpritjes dhe mirësisë suaj!
“Vullnetarët [ishin] aq miqësorë dhe mbështetës për çdo hap të udhëtimit tonë. Nuk u ndjeva kurrë vetëm për shkak të tyre kaq shumë falë tyre. Gjithashtu mësova shumë gjëra nga ata rreth tyre për Iowa City dhe sistemit arsimor të SHBA-së”, tha Hem.
"Vullnetarët ishin të mrekullueshëm dhe pjesëmarrësit e njohën dhe ishin mirënjohës për kontributin e tyre në bërjen e programit të suksesshëm," tha ndërlidhësi Ronn Francis.
Faleminderit gjithashtu United Way të Iowa-s Qendrore Lindore, kryebashkiakut Nicolas AbouAssaly, Këshillit Rinor të Kryetarit të Bashkisë Marion, Qeverisë Studentore universitare të Universitetit të Iowa-s, Institutit Jacobson për Rininë dhe Table to Table për veprimin si burimet profesionale në këtë program! Për më tepër, faleminderit Girl Scouts of Eastern Iowa dhe Western Illinois për ftesën për të marrë pjesë në Journey the World. Nuk do të kishim mundësinë të lidhim botën me zemrën e Amerikës pa ndihmën tuaj dhe kohën që ndatë për të ndarë njohuritë dhe përvojat tuaja!
Përkthyer nga Ani Jilavyan
Shqyrtuar nga Marigona Gashi