top of page

Përgjigja institucionale ndaj dhunës në familje: Një përmbledhje e programit të projektit për Kosovën

Ondrea Li

Nga 14 deri më 17 qershor, ne organizuam projektin "Përgjigja institucionale ndaj dhunës në familje: Një projekt për Kosovën" në Iowa-n lindore. Pesë përfaqësues nga Republika e Kosovës vizituan për të kuptuar dhunën me bazë gjinore dhe praktikat e mbështetjes së viktimave të komunitetit në aspektin e zbatimit të ligjit, politikës universitare dhe popullsisë pakicë.


Më 14 qershor, delegacioni mbërriti në hotelin e tyre pasdite dhe e kishte të lirë pjesën e mbetur të mbrëmjes.

Një selfie në grup e delegacionit dhe vullnetares Jane McMullen
Një selfie në grup e delegacionit dhe vullnetares Jane McMullen

Të nesërmen në mëngjes, vullnetarja Amanda Potterfield shoqëroi delegacionin në Departamentin e Policisë së Iowa City-s dhe u takua me Koordinatoren e Shërbimeve të Viktimave Ann Thompson. Ata diskutuan rolin që luan Departamenti i Policisë së Iowa City-s në reagimin ndaj dhunës në familje, sulmeve seksuale dhe përndjekjes, si dhe për pozicionin e Ann-it në bashkëpunimin e ngushtë me zbatimin e ligjit dhe ndërlidhësin e shëndetit mendor të departamentit në ndjekjen e viktimave të të gjitha krimeve.


Pasi u takuan me Ann Thompson, delegacioni udhëtoi me vullnetarin Steve Merkel-Hess në North Hall. Ata patën mundësinë të takohen me profesorin e asociuar në Shkollën e Punës Sociale të Universitetit të Iowa-s, Carolyn Copps Hartley, Ph.D., MSW, dhe mësuan për hulumtimet që Shkolla e Punës Sociale ka bërë mbi dhunën në familje dhe se si po i përdorin ato për të formësuar edukimin që adreson dhunën në familje. Për më tepër, ata eksploruan hulumtimet e Hartley-t mbi përmirësimin e përgjigjeve ligjore penale dhe civile ndaj dhunës në marrëdhëniet intime dhe procesin e gjykimit për sjellje të pahijshme seksuale në kampus.


Pas takimit, delegacioni u dërgua në Programin e Ndërhyrjes ndaj Dhunës në Familje.


Ata u takuan me Delaney Dixon dhe Koordinatoren e Vullnetarëve të Programit të Ndërhyrjes ndaj Dhunës në Familje, Allison Tippy, ku patën mundësinë të vizitojnë shtëpinë, të shërbejnë si vullnetarë dhe të dëgjojnë nga përfaqësuesit e organizatës rreth shërbimeve të mbështetjes dhe avokimit për viktimat e dhunës në familje në Iowa-n juglindore.


Pjesën tjetër të mbrëmjes e kishin të lirë për të eksploruar Iowa City sipas dëshirës së tyre.

Ditën tjetër, të shoqëruar nga Praktikantja e Programit Anna Peach, delegacioni e filloi mëngjesin e hershëm në një sallë konferencash të hollit të hotelit të tyre me Programin e Abuzimit në Familje të Iowa-s (IDAP) të Distriktit të Gjashtë Gjyqësor të Iowa-s. Ata u takuan personalisht me Koordinatorin e Trajtimit në Komunitet Joey Matousek dhe online me Koordinatorin e Pranimit të Meshkujve Cleo Hester për të diskutuar programet e duhura të ndërhyrjes dhe lehtësimit.

Delegacioni dhe takimi i tyre me Ndihmën Ligjore të Iowa-s.
Delegacioni dhe takimi i tyre me Ndihmën Ligjore të Iowa-s.

Në të njëjtën sallë takimi, të shoqëruar nga vullnetarja Jane McMullen, ata u takuan me Ndihmën Ligjore të Iowa-s. Me avokaten e stafit dhe Presidenten e Shoqatës së Avokatëve të Qarkut Johnson, Daphney Daniel, ata diskutuan çështjet rreth strehimit të drejtë.

Pas takimeve, ata kishin pak kohë të lirë për drekë.


Për takimin e tyre të fundit, vullnetarja Marianne Weiss u takua me delegacionin për takimin e tyre me West Liberty Index në WeLead, West Liberty. Së bashku, ata u takuan me redaktoren Xiomara Levsen e cila ndau përvojën dhe këndvështrimin e saj mbi raportimin gazetaresk të dhunës në familje.

Për pjesën tjetër të mbrëmjes, delegacioni pati mundësinë të eksplorojë Festimin e Juneteenth në Sheshin e Këmbësorëve në qendër të Iowa City.


Ne do të donim të shprehnim mirënjohjen tonë për Departamentin e Policisë së Iowa City, Shkollën e Punës Sociale të Universitetit të Iowa-s, Programin e Ndërhyrjes ndaj Dhunës në Familje, Programin e Abuzimit në Familje të Distriktit të Gjashtë Gjyqësor të Iowa-s, Ndihmën Ligjore të Iowa-s, dhe West Liberty Index për shërbimin si burim profesional në këtë program! Gjithashtu, falenderime të veçanta për Amanda Potterfield, Steve Merkel-Hess, Anna Peach, Jane McMullen, dhe Marianne Weiss për vullnetarizimin e kohës së tyre për të qenë me këtë delegacion!


Përkthyer nga Ani Jilavyan

Rishikuar nga Marigona Gashi

bottom of page